×
Tuesday, December 6, 2022

Rama në Pragë: Komuniteti Politik Europian, ide e vjetër e rilindur në kohë krizash

October 6, 2022

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Pragë në pritjen e organizuar nga kryeministri i Republikës së Çekisë, Petr Fiala, përpara takimit të Komunitetit Politik Europian.

Në një prononcim për mediet përpara këtij eventi, Rama iu përgjigj interesit të gazetarëve mbi çështjet që do të diskutohen sot në takimin e Komunitetit Politik Europian.

“Sigurisht që nuk është një ide e re, është një ide shumë e vjetër, por e rilindur në kohë krizash dhe shpresoj që nuk do të kemi kriza të tjera tek të cilat mos të na duhet të bëjmë mbledhje të tilla si kjo, por nga kjo mbledhje ne do të vazhdojmë dhe do të ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme për të gjithë komunitetin dhe njerëzit europianë”, u shpreh Kryeministri.

I pyetur mbi vlerën e shtuar të Komunitetit Politik Europian për Shqipërinë, Rama theksoi se “Shqipëria është pjesë e rajonit të Ballkanit Perëndimor, e rrethuar nga vendet e Bashkimit Europian si një e tërë dhe për ne është absolutisht vendimtare, që edhe pse nuk jemi ende në BE, ne jemi europianë”.



Comments are closed.