×
Wednesday, September 28, 2022

Rama: Në përfundim të marrëveshjes me Turqinë, marrim 6 dronë “Bayraktar”

September 22, 2022

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot “Shqipëria është drejt përfundimit të marrëveshjes për të marrë 6 dronë të armatosur “Bayraktar” nga Turqia.

Në një intervistë televizive nga Nju Jorku, kryeministri Rama tha se “kjo ka qenë edhe motivi i vizitës së fundit të delegacionit shqiptar në Ankara”.

“Me Erdogan diskutuam për domosdoshmërinë e dronëve. Jemi në përfundim të marrëveshjes për të marrë dronët ‘Bajraktarë’. Duke parë edhe rrjedhën e ngjarjeve do t’i marrim dronë të armatosur. Do t’i paguajmë. Për qëllimet që kemi dhe shërbimin që do të na bëjnë janë tërësisht me çmim të arsyeshëm. Do të marrim 6, që do të shërbejnë për qëllime civile, për kontrolle të territorit, për ndërtime pa leje, mbrojtjen e pyjeve, për ndjekjen e personave në kërkim, për kultivimin e narkotikëve dhe kështu me radhë. Dronët i kanë pjesë të tyre kamerat inteligjente”, tha Rama.



Comments are closed.