×
Friday, March 28, 2025

Rama në Madrid, takim me mbretin Felipe VI në Pallatin Mbretëror Zarzuela

February 7, 2025


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Madrid ku është pritur në takim nga mbreti Felipe VI në Pallatin Mbretëror Zarzuela.

Pas takimit, mbreti Felipe VI do të presë në audiencë kryeministrin Rama.

Kryeministri Edi Rama shoqërohet në takim nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, Entela Gjika.

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë dyditore (6 dhe 7 shkurt) në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e Çmimit Universal Spanjoll (Espanol Universal Award).

Ky është një çmim prestigjioz ndërkombëtar që u jepet personave që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe përmirësimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë spanjolle në mbarë botën.

Agjenda e vizitës, datë 7 shkurt 2025:

10:00 – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama takim me mbretin Felipe VI;

10:30 – Mbreti Felipe VI do të presë në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

Në kuadër të kësaj vizite, do të nënshkruhet në një ceremoni të posaçme, marrëveshja Kongresi Botëror i Ligjit Shqipëri 2027 (World Law Congress Albania 2027).




Comments are closed.