×
Friday, April 12, 2024

Rama në Madrid, merr pjesë në takimin e Këshillit të Internacionales Socialiste

February 24, 2024


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në takimin e Këshillit të Internacionales Socialiste, në Madrid, Spanjë.

Kryeministri bëri të ditur se nën udhëheqjen e Presidentit të IS, kryeministrit të Spanjës Pedro Sánchez, në këtë takim u morën një sërë vendimesh të rëndësishme.

PS është pjesë e Internacionales Socialiste prej vitit 1999.

Kryeministri Edi Rama është zgjedhur zëvendëspresident i Internacionales Socialiste në nëntor 2022.

Ky është mandati i dytë i Kryeministrit Rama si zëvendëspresident, ndërsa mandatin e parë e kishte në vitin 2013.



Comments are closed.