×
Thursday, January 15, 2026

Rama në Jordani, takim me mbretin Abdullah II bin Al-Hussein dhe Princin e Kurorës

December 8, 2025


Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Aman (Jordani), ku është pritur me një ceremoni të veçantë nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein.

Rama ndau në rrjetet sociale një foto me mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein dhe princin e Kurorës Hussein bin Abdullah II.

Kryeministri Rama e vlerësoi mbretin Abdullah II bin Al-Hussein, si një monark të respektuar ndërkombëtarisht dhe një mik të çmuar të Shqipërisë.

Ky takim konfirmon partneritetin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Jordanisë, bashkëpunimin në nivel rajonal dhe përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike.




Comments are closed.