×
Saturday, June 19, 2021

Rama në Itali: BE e vetmja rrugë për Shqipërine! Reformat për brezat e ardhshëm

May 6, 2021

Para Samitit Evropian mbajtur në Itali, Rama foli për fitoren e mandatit të tretë dhe objektivin për integrim në BE. Me synimin për të lënë larg politikën e brendshme konfliktuale Rama tha se rruga e reformave është për të garantuar mirëqenien e brezave të ardhshëm.

“Është e vërtetë se në Shqipëri nuk ka ndonjë vlerë se kush fiton dhe kush humb sa i përket Bashkimit Evropian, sepse shqiptarët janë të orientuar nga BE dhe nga Perendimi. Rruga Evropiane është e vetmja rrugë. Ne me të gjithë të tjerët kemi marrëdhënie me rajone të ndryshme por asnjëri prej tyre nuk është zëvendësuese e BE, si qëllimi im, si destinacioni ynë si pikëmbërritja jonë, por mendoj se ka shumë çështje me të cilat duhet të merremi në këtë periudhë”, tha Rama.

I pyetur për marrëdhëniet me Kinën, pasi vendi ynë ka marrë një sërë dozash të vaksinës kundër COVID, të prodhuar prej tyre, Rama tha se Shqipëria ngeli jashtë kur BE nisi shpërndarjen e vaksinave, sikurse dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe se për këtë u desh që vendet të bënin secili “vrapin” e tyre. Megjithatë ai tha se vaksinat nuk u morën drejtpërdrejtë nga Kina, ndërsa marrëdhënien me ta e përshkroi si normale.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për