×
Friday, September 13, 2024

Rama ndan pamje nga Fieri i rilindur, gumëzhin nga turistët e shumtë

August 13, 2024


Qendra e qytetit të Fierit gumëzhin mbrëmjeve të verës, teksa mirëpret pushues e turistë të shumtë të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje të qytetit tashmë të rilindur.

Qendra e qytetit falë investimeve të qeverisë është transformuar në një hapësirë të re publike, ndërsa lumi Gjanica pas rehabilitimit është përfshirë si pjesë integrale e qendrës së re të qytetit të rilindur.

Gjithashtu plazhet e Darzezës dhe Semanit po kthehen gjatë viteve të fundit në të preferuarit e shumë turistëve të huaj, pasi janë plazhe të virgjëra me rërë të pastër dhe ujë të kthjellët.

Vija bregdetare e Fierit nuk ofron vetëm plazhe, por edhe vende fantastike për aventurë, eksplorim, peshkim apo sporte ekstreme.




Comments are closed.