×
Wednesday, March 22, 2023

Rama: Meta po shpërdoron funksionin në favor të ndërmarrjes që administrohet nga e shoqja

February 18, 2021




Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me deklaratën e Presidentit Meta për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandeminë duke deklaruar se “Meta ka kohë që nuk është President, por një shpërdorues detyre në favor të LSI-së”.

Nga Vlora ku është hapur qendra e tretë e vaksinimit antiCOVID, pas Tiranës dhe Shkodrës, Rama tha për mediet se “Presidenti ka kohë që nuk është më President, është thjeshtë një shpërdorues i funksionit të Presidentit në favor të ndërmarrjes që administrohet formalisht nga e shoqja”.

“E mirëkuptoj sepse vjen në Vlorë natën, fshehurazi, shkon lartë e poshtë natën. Shfaqet nëpër makina pa protokollin përkatës. Takon njerëz, mesa duket jo aq shumë dhe i duket e zbrazur komplet Shqipëria për shkak se shumë pak njerëz tanimë besojnë te LSI-ja. Dhe natyrisht që në këto kushte duhet ta mirëkuptoni të gjithë se i duket si katastrofë se në fakt, sipas të gjitha gjasave zgjedhjet do jenë një katastrofë për LSI-në”, tha Rama.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments