×
Monday, December 6, 2021

Rama me senatorë e kongresmenë amerikanë: Partneriteti me SHBA forcohet dita-ditës

November 8, 2021

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim, një grup senatorësh e kongresmenësh amerikanë, të cilët ndodhen për një vizitë në Shqipëri.

Kryeministri ndau foto nga momentet e pritjes në zyrën e tij në ambientet e Kryeministrisë, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Rama vlerësoi se “miqësia dhe partneriteti me SHBA forcohen dita-ditës”.

“Kryeministria – Me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara, në një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës”, tha Rama, ndërsa ndau fotot.

Eunews.al

Comments are closed.