×
Saturday, January 18, 2025

Rama mbledh sot Kryesinë e PS, çfarë pritet të vendoset

December 9, 2024


Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë e PS për të zyrtarizuar Blendi Klosin si drejtues politik të qarkut të Dibrës, por edhe ndryshimet e tjera.

Raportohet se në fokus të kësaj mbledhjeje do të jetë edhe organizimi për zgjedhjet e vitit 2025.

Rama i ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e vitit të ardhshëm shumë më herët, ndërsa në një deklaratë për mediat është shprehur se PS do të arrijë një rezultat historik, si në vitin 1997.

Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 11 maj 2025 si datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.




Comments are closed.