×
Thursday, June 1, 2023

Rama kërkon sqarime për deklaratën e OKB-së: ‘Beogradi dhe Prishtina’?! Gabim serioz apo lapsus?

March 21, 2023



Kryeministri Edi Rama reagoi mbrëmjen e sotme ndaj një deklarate të zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në lidhje me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, që është cilësuar si “marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Kryeministri shtron pyetjen nëse përdorimi i termave me emrat e kryeqyteteve, dhe jo të shteteve, është gabim serioz apo lapsus.

Rama thekson gjithashtu se, emërtimi zyrtar i saj është “Marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”.

“”Beogradi dhe Prishtina”?! Një gabim serioz apo një lapsus? Emërtimi zyrtar i saj është “Marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi” dhe do të ishte e papranueshme nëse SG nuk e ka përdorur qëllimisht emërtimin e duhur. Ju lutem, jepni menjëherë sqarim”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.



Comments are closed.