×
Thursday, April 25, 2024

Rama: Jemi në bisedime me 4 shtete të BE-së dhe jashtë saj për të marrë vaksina anti-COVID-19

February 1, 2021


Kryeministri Edi Rama ka bërw me dije se afati për të vaksinuar popullsinë për 14 muaj qëndron. Rama tha se Shqipëria është në komunikim edhe me 4 shtete të tjera, brenda dhe jashtë BE-së për të siguruar vaksina të kompanive të ndryshme.

“Ne jemi shumë afër finalizimit të kontratës me Astrazenica, nuk dua të jap më shumë detaje, se cdo detaj që thuhet sot mund të ndryshoj nesër dhe jo për shkakun tonë, por jemi optimist që do kemi një sasi të konsiderueshme dhe nga Astrazenica dhe o mund të ecim me synimin për të realizuar skenarin e parë, për të gjitha ata që hyjnë në kategorinë që duhet të vaksinohen dhe duan që të vaksinohen në 14 muaj, akoma ky afat qëndron.

Me Pfizer kemi diskutuar përsëri për muajt mars, prill dhe qershor sepse skeduli kontraktual është fleksibël por nuk e kemi varur veten vetëm në duart e një pale, kemi ndërkohë në ndërveprim intensiv me 4 shtete brenda dhe jashtë BE me synimin që të garantojmë vaksinat anti-COVID. E dini që janë dhe disa vaksina tjera rrugës që dalin ta provojnë, kemi kontakte me të gjithë, jemi në lartësinë e detyrës”, tha Rama.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments