×
Monday, December 6, 2021

Rama ironizon me kryebashkiakun e Himarës: Çohem unë më parë e zgjoj Jorgon nga gjumi

October 22, 2021

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro sot në mbledhjen me krerët e bashkive, për pasivitetin në punë, në një ndër zonat turistike më të pëlqyera në vendin tonë gjatë sezonit veror.

“Unë jam edhe viktimë si që një nga qytetarët e shumtë shkoj në Himarë, në Dhërmi më saktë. Një pedonale, sikur Jorgua, Gjergji të çohet, por ja çohem unë më parë, zgjoj Jorgon nga gjumi, vjen një dum dum që bën sikur mbledh plehrat. Më kanë bërë që këtë vit të mos dal fare. Vetëm e vetëm që të mos përballem me këtë situarë që i thotë të gjitha. Doja të çoja Jorgon në Lezhë, Pjerinin në Himarë, popr crfarë të bvëj që janë të zgjedhur. E para s’lejohet e dyta është të kemi dy si Pjerini jo dy si Jorgua”, tha Rama.

Eunews.al

Comments are closed.