×
Friday, March 28, 2025

Rama i përgjigjet Metës: Boll e përdore Presidencën si thes për atë farë LSI-je

January 28, 2021


Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj deklaratave të Presidentit të Republikës, Ilir Meta në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Rama u shpreh se, “ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, shumë mirë e paske thënë”.

“Prandaj”, shtoi Rama, “boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi!”

Më herët Presidenti Meta, deklaroi se, “Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. Harrojeni! Më 25 prill 2021, Shqipëria në dorë të shqiptarëve”.

Meta gjithashtu theksoi se, “zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë. Përmbysje demokratike më 25 PRILL 2021”.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments