×
Thursday, July 7, 2022

Rama dhe Balla në Berlin, takim me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Baerbock 

May 19, 2022

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Berlin një takim me ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Kryeministri Rama ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Berlin.

Kreu i qeverisë zhvilloi takime edhe me kryetarin e grupit parlamentar të SPD, Rolf Mützenich, drejtues të tjerë të SPD, si dhe zhvilloi një drekë pune në Bundestag me kryetarin e CDU, Friedrich Merz.

Kryeministri Edi Rama është ftuar në këtë vizitë nga fondacioni Körber-Stiftung.

Kryeministri Edi Rama shoqërohet në këtë vizitë edhe nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko

Comments are closed.