Rama dënon sulmin ndaj Ukrainës: Bashkohemi me NATO-n dhe aleatët e BE-së
February 24, 2022
Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës, duke theksuar se “Shqipëria bashkohet me NATO-n dhe aleatët e Bashkimit Evropian”.
Në një reagim Rama shprehet se mendimet e Shqipërisë janë me popullin ukrainas.
“Ne bashkohemi me NATO-n dhe aleatët e BE-së në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas”, thekson kryeministri Rama.
Raketa ruse goditën mëngjesin e sotëm disa objekte ushtarake në qytetet Kiev, Kharkiv dhe Dnipro, ndërkohë që një njësi ruse zbarkoi në Odesa dhe trupat ruse kaluan kufirin pranë Kharkiv.