×
Saturday, January 17, 2026

Rama: Ceremoni shtetërore dhe homazhe për Ismail Kadarenë

July 2, 2024


Në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare nesër do të zhvillohen ceremonia shtetërore dhe homazhet.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Homazhet publike do të zhvillohen në orën 09:00 në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Më 11:30 do të zhvillohet ceremonia shtetërore e Lamtumirës, ndërsa në 12:30 nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës.

Ismail Kadare u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 88-vjeçare. Qeveria shpalli datën 2 dhe 3 korrik ditë zie kombëtare, ku flamujt në institucionet shtetërore dhe publike janë ulur në gjysmështizë.

Ismail Kadare është shkrimtari më i rëndësishëm i letërsisë shqipe që prej fillimeve dhe përgjatë pesë shekujve të jetës së saj. Vepra e tij përbën një shtyllë të letërsisë shqipe.




Comments are closed.