×
Friday, March 28, 2025

Rama: BE, ambicie për mbylljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në 2027

February 16, 2025


Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori pjesë sot në panelin “Zgjerimi i BE-së” me praninë e Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Hristijan Mickoski, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nën drejtimin e Majda Ruge, Anëtare e Lartë e Politikave, Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë.

Rama ndau videoshënimet e Konferencës së Mynihut për Sigurinë, ku BE u shpreh qartë më shumë se njëherë, për ambicien e mbylljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në 2027.

Marta Kos, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin u shpreh se, po e përshpejtojmë tashmë procesin. Kur vjen fjala te pjesa teknike ne mund të përmbyllim me Malin e Zi dhe Shqipërinë deri ne 2026 apo 2027.




Comments are closed.