Rama: Basha është kapur pas COVID-it si i mbyturi pas fijes së barit
November 2, 2020



“Lulëzim Basha është kapur pas COVID-it si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e COVID-it”.
Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur deklaratave të sotme të kreut të PD-së, Lulzim Basha lidhur me situatën e pandemisë në vend.
“Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh, thoshte Shvejku i shkretë”, tha Rama.
Më herët sot Basha tha se “numri i të sëmurëve nga COVID-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit”.
Eunews.al

Ndiqe
0 Comments