×
Friday, March 28, 2025

Rama: Altin Dumani të gjejë kush ia jep Berishës të dhënat e dosjes “Toyota Yaris”. Në GJKKO ka dy kamikazë të PD, që janë betuar se do na shkrijnë

February 12, 2025


Kryeministri Rama i kërkoi kreut të SPAK-ut Altin Dumani që të gjurmojë se si kanë përfunduar në duart e Sali Berishës të dhënat e dosjes “Toyota Yaris” të cilat ai i lexon në seancat e tij në gjykatë.

Teksa lexoi disa komunikime, ai tha se kamikazët e Berishës në Gjykatën e Posaçme po shënjestrojnë elementët e PS-së dhe qeverisë.

“Ne e kemi marrë përsipër të pavarësojmë drejtësinë nga pushteti politik. Nuk kam asnjë pishman për këtë. Pyetja e vetme që kam është a do ia dalim ta çojmë deri në fund bërjen e drejtësisë të pavarur. Është njeri me emër dhe mbiemër”, tha Rama.

“Ju dëgjova me vëmendje në këtë diskutimin. Jam dashamirës brenda vathës kur një X Y merr urdhra. Y X nuk po ia them emrin. Ka dhe dicka tjetër që nuk e thatë. E bëtë pyetjen pse tani dhe jo më parë. Pse dy javë një muaj më parë p.sh? Sepse tani ishte i gatshëm i njëjti gjyqtar i angazhuar në të gjitha çështjet e veçanta me target njerëzit tuaj.

Gjyqtarët si prokurorët, krahas shorteve elektronike organizohen edhe në javë dhe ditë për kërkesa të ngutshme dhe ngjarje që kanë nevojë të trajtohen të menjëhershme…

Jo, Nesti ishte aty që në shkurtin e kaluar. Qartazi është selektuar gjyqtari në këtë rast dhe iu informoj se të tjerët nuk kanë pranuar që t’i rrinte të njëjtës kërkesë për arrest, sepse gjyqtari mund vetëm të zbusë masën e kërkuara nga prokurori dhe jo ta ashpërsojë.

Por edhe pse ju ligjin e keni bërë për një garanci më shumë, në fakt keni garantuar atë 100 përqindëshin e vulosjeve të kërkesave të prokurorisë.

Ky gjyqtar e ka nisur karrierën si koleg zyre me (e keni në parlament) kur ishte ministër i Drejtësisë dhe kryeministër… Pastaj përfundoi në GJKKO. Ky dhe një tjetër nga qyteti X i njohur familjarisht si ekstremisht i djathtë…

Disa herë e kanë kaluar cakun e gjyqtarit duke bërë konsideratë që ligji nuk ua lejon… I tillë është edhe rasti x që diskutohet shumë si skandal në të gjitha rrethet e juristëve.

Së dyti, i njëjti gjyqtar është për dosjen Toyota Yaris. Vetëm një fakt, ka urdhëruar ndalim publikim të vendimit të tij, gjë që nuk e bën për raste kur duhet të përbalten njerëz të PS për shkak se permenden shumë kolegë të tyre por ama ditën 1, vendimin e pati në dorë prapë njëri që e keni në parlament dhe tani e ka bufi i kënetës që ua lexon shqiptarëve komunikimet nga encro chat në parlament.

Të gjitha janë pjesë e përmbajtjes së këtij vendimi gjyqesor i ndaluar për tu publikuar. Kjo është vepër penale.

Pra, bëhet fjalë për dy kamikazë të PD në GJKKO që s’e kanë asnjë problem ta shprehin në mjedisin tonë kënaqësinë e të marrit në dorë të këtij dhe atij duke thënë që ne do t’i shkrijmë.

Altin Dumani të kërkojë gjurmët e vendimit të Tyoyta Yaris dhe t’ia thotë publikut si kanë përfundur në monologët e bufit të kënetës dhe dihet kush e ka marrë” – tha Rama.




Comments are closed.