×
Friday, March 28, 2025

Qipro/ Qeveria kërkon takim urgjent të OKB për ishullin e ndarë

July 21, 2021


Ndërsa tensionet ngrihen në ishullin e ndarë të Qipros, qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Nikosisë kërkon një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kkombeve të Bashkuara për ishullin e ndarë, deklaroi ministri i Jashtëm qipriot, Nikos Christodoulides.

Ndërkohë, autoritetet e Qipros Veriore theksuan se do të vazhdonin me planin për të hapur një zonë turistike që ka mbetur kryesisht e mbyllur, që nga konflikti i vitit 1974 që ndau ishullin në dy pjesë.

Zona e diskutueshme, qyteti i Varosha në Famagustas, nuk u pushtua nga konflikti, dhe mbeti zonë e ndaluar ushtarake.

Qiproja është ndarë midis një veriu turk dhe një jugu grek që nga viti 1974, pas një grushti shteti grek dhe një ndërhyrje ushtarake turke.

Republika Turke e Qipros Veriore njihet vetëm nga Turqia, ndërsa Republika e Qipros është anëtare e BE që nga 2004.

Eunews.al




Comments are closed.