×
Monday, December 9, 2024

Qeveria gjermane kërkon të rrisë praninë e vëzhguesve të OSBE-së në Ukrainë

February 21, 2022


Qeveria gjermane beson se numri i zyrtarëve ndërkombëtarë që vëzhgojnë konfliktin në Ukrainë duhet të rritet.

Bisedimet me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kanë vazhduar me synimin për të “ruajtur dhe rritur efektivitetin në këtë fazë jashtëzakonisht kritike”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Berlin.

Ai vuri në dukje se disa shtete kishin tërhequr personelin në Ukrainë për arsye sigurie. “Gjermania nuk e ka bërë këtë”, tha ai.

Zëdhënësi theksoi se, në fazën aktuale të dezinformimit, operacioneve të qellimshme dhe përpjekjeve për mashtrim, puna e vëzhguesve për të parandaluar përshkallëzimin ishte veçanërisht e rëndësishme.




Comments are closed.