×
Friday, October 7, 2022

Qeveria Britanike thirrje mediave sociale: Fshini postimet me dezinformata për COVID-19

February 4, 2021

Qeveria në Britaninë e Madhe ka kërkuar nga kompanitë e mediave sociale si Twitter apo Facebook që të fshijnë postimet që përmbajnë dezinformata lidhur me koronavirusit. Kjo kërkesë erdhi pas shqetësimeve se shumë pjesëtarë të grupeve të minoriteteve po refuzojnë që të vaksinohen kundër COVID-19.

“Mesazhi im për të gjithë, qoftë Twitter apo Facebook, ju duhet të jeni të përgjegjshëm dhe të kryeni pjesën tuaj për të hequr postimet me dezinformata sapo t’i identifikoni ato”, tha para deputetëve britanikë, ministri Nadhim Zahaëi.

Qeveria britanike në muajin mars të vitit të kaluar ka themeluar një njësi për luftimin e dezinformatave lidhur me pandeminë dhe që atëherë ka thënë se ka monitoruar platformat sociale dhe u ka kërkuar atyre që të fshijnë mesazhet që përhapin dezinformata.

Ekzekutivi në Britani thotë se është i shqetësuar lidhur me numrin e pjesëtarëve të komunitetit afrikan dhe aziatik, të cilët po refuzojnë që të bëhen pjesë e fushatës së vaksinimit, pjesërisht për shkak se nuk kanë besim në vaksina.

Vdekshmëria nga virusi në këto dy komuniteti është dyfish më i lartë sesa i komuniteteve të tjera, kishte deklaruar të hënën kryeministri britanik, Boris Johnson.

Në dhjetor të vitit 2020, Britania u bë shteti i parë në kontinetin evropian që nisi fushatën e saj të vaksinimit kundër koronavirusit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments