×
Saturday, January 18, 2025

Qëndimet e Boris Johnson mbi emigracionin cilësohen ksenofobe nga qytetarët e BE-së

December 10, 2019


Në një intervistë për sky news ditën e djelë, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, u shpreh se qytetarët e BE-së e kanë “trajtuar Mbretërinë e Bashkuar sikur të ishte pjesë e vendit të tyre… Unë kam thënë që ajo që ne duam të bëjmë është që të mos vuajmë nga migracioni, veçanërisht për punëtorët e pa kualifikuar për të cilët nuk ka punë për të ardhur këtu dhe unë mendoj se kjo është ajo që ka ndodhur gjatë dy dekadave të fundit ose më shumë”. Ishin pikërisht këto fjalë në lidhje me migracionin e cila ka ngjallur kritika të gjera.

Grupi “the3 million” që mbron të drejtat e rreth 3.7 million qytetarëve europianë që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe në skenarin post-Brexit, i’u kundër-përgjigjën me anë të lançimit të një peticioni i cili i kërkon kryeministrit të kërkojë ndjesë për këto deklarata.

Në reagim në mbështetje të qytetarëve Europianë qe jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe kishte edhe kryebashkiaku Sadiq Khan, i cili në një postim në twitter u shpreh se: “ Qytetarët e BE-së janë miq, fqinjë dhe kolegë tanë – ata kontribuojnë në vendin tonë dhe duhet ta trajtojnë atë si shtëpinë e tyre.”

Analistët shprehen se qëndrime të tilla vetëm pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme lidhen me nevojën për të pasur mbështetjen e Euroskeptikëve në këto zgjedhje.

eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments