Putin: I gatshëm për bashkëpunim me Biden




Presidenti rus, Vladimir Putin përshëndeti sot Joe Biden për zgjedhjen e tij në presidencën amerikan dhe konfirmoi se do të bashkëpunonte me të, pavarësisht marrëdhënieve të përkeqësuara mes dy vendeve.
“Nga ana ime jam i gatshëm për një bashkëpunim dhe kontakte me ju”, shkruan ai në një telegram urimi, sipas një komunikate nga Kremlini.
Presidenti rus është një prej drejtuesve të rrallë që priti votën e kolegjit elektoral amerikan në favor të Biden për ta përshëndetur, duke shpjeguar me këtë refuzim pasigurinë që peshonte mbi rezultatin e zgjedhjeve të 4 nëntorit duke marrë parasysh refuzimin e Donald Trump për të pranuar dështimin e tij dhe padive të shumta në drejtësi.
“Vladimir Putin i uroi presidentit të zgjedhur suksese dhe shprehu bindjen e tij se Rusia dhe SHBA-ja (…) mund, pavarësisht mosmarrëveshjeve të tyre, të zgjidhin shumë probleme dhe sfida në botë”, shtoi Kremlini në njoftimin e tij për shtyp.
Biden ka premtuar të qëndrojë i vendosur kundër Rusisë, e akuzuar veçanërisht për ndërhyrje në sistemin zgjedhor amerikan për të promovuar zgjedhjen e Trump në 2016.
Eunews.al
