Pushtimi i Ukrainës. Macron telefonon Putin, zbulohet se çfarë i kërkoi
February 25, 2022
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ka telefonuar presidentin rus Vladimir Putin.
Ai thotë se lideri ukrainas i kërkoi të kontaktonte me Putinin sepse telefonatat e Zelensky nuk po realizoheshin.
Macron thotë se i telefonoi Putinit për t’i kërkuar që të ndalonte operacionet ushtarake dhe thirrja ishte “e sinqertë, e drejtpërdrejtë, e shpejtë”.
“Ishte gjithashtu për t’i kërkuar atij të diskutonte me Presidentin Zelensky, i cili e kishte kërkuar këtë, por nuk mundi”, u tha Macron gazetarëve pas një samiti të BE-së në Bruksel.