Punësimet sezonale, arrihet marrëveshja me Greqinë për punësimin e 10.000 shqiptarëve
Greqia dhe Shqipëria kanë arritur një marreveshje për punesimin sezonal të shtetasve shqiptarë nëe sektorin e bujqësisë në greqi. Sipas informacioneve nga ministria greke e bujqesise, marreveshja u arrit fale kembenguljes se ministrit grek të Bujqësisë Makis Voridhis dhe deputetit të Parlamentit shqiptar, Taulant Balla.
Vlen të përmendet se ndryshimi ligjor kaloi në orët e vona në Parlament rreth 01.45 të nates ,çka tregon edhe urgjencën e zgjidhjes së këtij problemi që preukupon ndjeshëm sektorin e bujqësisë në vend.
Marrëveshja parashikon punësimin sezonal me procedura të përshpejtuara të 7-10.000 shtetasve shqiptarë, të cilët do të punësohen me të drejta të plota në greqi.
Keshtu që prej së hënës, datë 4 maj dhe deri në 20 qershor, ftohen të gjithë punëdhënësit grekë që janë të interesuar për të punësuarit sezonale të aplikojë pranë kooperativave bujqësore të rajoneve të tyre me dokumentat si me poshte.
1-Kërkesa me shkrim pranë kooperativës.
2-Formulari i deklaratës së përgjegjesisë personale të punëdhënësit (teksit i gatshëm pranë protokollit)
3- Fotokopje të pasaportës së punonjësit të ftuar për punësim
4-Deklarate financiare e fermerit për vitin 2019.
5-Faturë pagese 100 euro për çdo të ftuar(pagesë në bankë për llogari të shtetit grek)
6-Pagesë 80 euro për testin e COVID-19, e cila do të bëhet në bankë për llogari të kompanisë së përzghedhur për testin.
Pagesat do të zbriten nga taksat gjatë muajve në vazhdim.
7-Udhetimi i punonjësve do të bëhet me autobuse ekskluzivisht me firmën e përzgjedhur prej kooperativës, e cila zbaton rreptësisht protokollet e sigurisë së caktuara prej qeverisë greke.
8- Kosto e udhëtimit paguhet nga punonjësi i ftuar.(vleresohet se do të jetë 30-50 euro)
9-Testet do të bëhen brenda në autobusët ne të cilët do të udhëtohet në pikën kufitare te kapshticeës dhe në vazhdim ato do të dërgohen në laboratorët e kontraktuar në selanik.
10-Deri në përfundim të analizave, punonjësit do të karantinohen në njësite e akomodimit të përzgjedhura prej kooperativës.
11-Nuk do te pranohen të kalojnë qytetarë në formë spontane, por vetëm në mjetet e kompanisë të autorizuar dhe certifikuar për procesin në fjalë.
12-Procedurat do të plotësoehen brenda dy ditesh dhe në vazhdim kompani e udhëtimit rakordon lidhur me levizjen e punonjësve dhe dorëzon listën e udhetimit pranë organeve policore kufirare shqiptare dhe greke, te cilat kryejnë edhe kontrollet e sigurise.
Përsa i përket punonjësve të interesuar të punësohen në ketë sektor do të duhet të aplikojnë në platformen on line ëëë.punenegreqi.gr dhe brenda 3-4 ditëve do të kenë përfunduar kontratat e punës prej punedhënësve.
Vlen të përmendet se për hërë të parë i gjitheë procesi i pajisjes me dokumentat e nevojshme është falas dhe nuk do të jetë e nevojshme pajisja me vizë pune, duke iu kursyer emigranteve edhe pagesat e veprimeve konsullore dhe burokracitë e pa nevojshme.
Ministri grek i Bujqesise falenderoi qeverinë shqiptare, por edhe deputetin Balla, kreun e kooperativës së fermerëve të Imathias, Kristo Janakaqi, aktivisten shqiptare Arminda Plangarica dhe këdo që ndihmoi për zgjidhjen e shpejtë të këtij problemi.
Sigurimi i krahut të punës në sektorin e bujqesisë i mundesëson Greqisë të sigurojë prodhimin e fruta perimeve si për tregun vendas ashtu edhe për eksportet në vendet e rajonit, të cilat vlerësohet se do të jenë 30% më shumë se një vit më parë.
Eunews.al