×
Saturday, February 4, 2023

Pse po emigrojnë miliona italianë larg atdheut?

December 2, 2022


Nga Kreshnik Spahiu

Eksodi masiv i italianëve nuk ka të ndalur.
2.7 milion italian kanë emigruar jashtë vendit vetëm dekadën e fundit.
Italia perla e Evropës, gadishulli i parajsës mesdhetare që josh gjithë planetin me klimën, turizmin, gastronominë, kulturën, historinë, agro-turizmin, stilin e veshjeve dhe jetën sociale, po braktiset çdo ditë nga rinia italiane.
Ndryshe nga çdo vend Evropian, ekonomia italiane ka shënuar rënie dhe mesatarja e pagave ka një ulje -3% krahasuar me vitin 1990. Pra italianët jetojnë më keq se 30 vite më parë dhe shumë më keq se kur paraja e tyre ishte lireta.
Ndërkohë që të ardhurat dhe pagat në Itali shënojnë ulje drastike në raport me rritjen e vendeve të tjera Europiane:
Gjermania + 33%
Zvicëra + 63%
Danimarka + 39%
Finlanda + 32%
Franca + 29%
Belgjika + 25%
Portugalia + 14%
Spanja + 6%
Studimi më i fundit zyrtar i statistikave në Itali provon se miliona italian kanë braktisur atdheun e tyre për arsye punësimi dhe studimi:
– 66% për arsye punësimi
– 20% për arsye studimi
– 14 % për arsye të tjera
Nga Italia po largohet pjesa më vitale dhe rinia:
Prej afro 6 milion emigrantë: 1.2 milionë janë nga 18-32 vjeç. Ndërkohë 55% e emigrantëve janë meshkuj dhe 45% femra.
Shumica e emigrantëve italianë shprehen se duan të provojnë një eksperiencë të re, suke ndryshuar vendin e punës, shtetin, qytetin dhe duan të realizojnë një jetë ndryshe por në thelb mbeten arsyet ekonomike dhe financiare.
Italianët kanë emigruar gjithmonë. E megjithatë, fenomeni nuk është vetëm pjesë e qarkullimit të njerëzve, ideve dhe aftësive në një botë të ndërlidhur. Sipas statistikave 38% e shtetasve italianë e kanë provuar një herë në jetë emigracionin, ndërsa pjesa tjetër 62% nuk ka jetuar dhe punuar asnjë herë jashtë.
Italianët janë të bindur se në emigracion fitohet më shumë:
– 85% mendojnë se emigrant fitohet më shumë
– 11 nuk janë të sigurt po ose jo
– 4% mendojnë që jashtë Italisë fitohet pak
Italia, gadishulli ëndrrave për të huajt, nuk i lumturon më italianët.
A është një iluzion apo tendence e shekullit të 21?
Cili do jetë fundi i këtij fenomeni?
A do shkatërrohet Bashkimi Europian nga lëvizja e pa kontrolluar?
Shprehja: “Guri rënd, në vend të vet” me sa duket i përket të shkuarës.
Brezi i ri ka një koncept tjetër dhe ndryshe nga ne. Ata kanë bindjen se: “Atdheu im është atje ku vlerësohem dhe paguhem më shumë”

Addio Italia, Albania, Croatia, Kosova, Ruamania………



Comments are closed.