×
Sunday, September 26, 2021

“Pse Berisha e Meta s’bënë kryengritje?”/ Ngjela: Erdhën në politikë me opinga, tani kanë vila, pallate e miliona në banka

July 23, 2021

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se agjencitë ndërkombëtare partnere me Shqipërinë kanë arritur të identifikojnë në bankat e huaja “shumën marramendëse” të parave të korrupsionit të lartë shqiptar në këto 30 vite post-komunizëm.

“Do të shihni çudira”, tha Ngjela në një intervistë për News24, duke nënkuptuar se zyrtarë e politikanë të lartë do të dalin para institucioneve të drejtësisë së re.

Pjesë nga deklarata e Ngjelës:

Pres të zbatohet Kushtetuta e re, po ta lexoni atë, çdo politikan duhet të kalojë në kontroll penal. Kalimi në kontroll vettingu me padi penale për personat që nuk kanë forcë për të justifikuar pasuritë e tyre. Si mendoni që s’kanë pasuri? Këta kanë ardhur me këpucë të Gjirokastrës dhe kanë pallate. Mbase ua ka lënë gjyshja. Shikojini. Do shikoni çudira. Këta pse janë të shqetësuar. Nëse nuk kanë pasuri të paligjshme s’kanë pse shqetësohen fare.

E shikoni varfërinë aktuale? Është rrjedhojë e korrupsionit galopant ndër vite.

Këta pse janë të shqetësuar? Politika amerikane ka deklaruar që SPAK e drejtojmë ne. Nëse ka prova t’u merret pasuria. E shikoni varfërinë aktuale? Është provë e korrupsionit shtetëror. Nëse s’do të ishte ky korrupsion galopant, në pak vite Shqipëria do të kishte nivelin e Zvicrës. Është marramendëse shuma shërbimet që po na ndihmojnë. Që të konfiskohen ato duhet vendim gjyqësor, a do të fillojnë? S’e di.

E di si më thanë dy ekspertë të huaj. Po të mos ishte ky korrupsion galopant, nga viti 2013-2012 Shqipëria do të kishte nivelin e Zvicrës. E dini sa është shuma që është interceptuar në bankat ndërkombëtare nga partnerët që po na asistojnë. Është shumë marramendëse. Është zbuluar shuma tashmë duhet ndërhyrja për t’i sekuestruar.

Kemi një aspekt më të fortë. Sekretari Blinken ka thënë që Reforma në Drejtësi dhe Prokurorinë e Posaçme e drejtojmë ne. Thanë do të bëjnë kryengritje? Pse s’e bënë?

A thanë Berisha e Meta se do të bëjmë kryengritje? Pse s’e bënë? Sepse erdhën forcat amerikane një ditë pas zgjedhjeve. Trupat erdhën dhe ndaluan kryengritjen. Të shohim se si do të precipitojnë ngjarjet. A ka prova që Shqipëria të krijojë drejtësinë nëpërmjet ligjit? Shqipëria është një shtet me 100 vite padrejtësi. Nuk e bënim dot vetë drejtësinë, kemi hyrë në NATO, po pretendojmë të hymë në BE e po na e bëjnë ata. Ata thonë do të funksionojë ligji, sepse e dinë që s’ka funksionuar asnjëherë.

Eunews.al

Comments are closed.