×
Friday, May 7, 2021

PS takim madhështor në Librazhd/ Balla: Puna sapo ka filluar. Nuk mund tja lëm timonin një dordoleci

April 13, 2021

Kryeministri Edi Rama dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla zhvilluan një takim me të rinjtë e Librazhdit.

Balla e nisi fjalën e tij me një falënderim për kryeministrin Edi Rama, për të cilin shprehu konsideratat më të larta për mënyrën se si e ka përballuar sfidën globale të pandemisë.

“Kemi arritur të fitojmë pjesën më të madhe të luftës por ajo nuk ka mbaruar akoma. Prandaj dua ta filloj me një falënderim për kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si qeveria Rama e përballoi këtë sfidë të madhe globale me pandeminë. Unë jam shumë krenar që ne kemi arritur në Librazhd dhe në të gjithë qarkun e Elbasanit të kemi një numër rekord vaksinimesh e cila na ka dhënë mundësinë që sot që flasim të mos kemi asnjë rast të ri me Covid në Librazhd. Ky është vetëm fillimi por ne duhet të kuptojmë që nëse bëjmë gabimet që bëri Maqedonia e Veriut apo Kosova gjatë fushatës zgjedhore mund të rikthehemi përsëri në kushtet e vështira dhe në pamundësinë për ta përballuar si duhet”,- u shpreh Balla.

Balla nuk la pa komentuar edhe vaksinimin masiv të popullsisë për të cilin tha se së shpejti do të vijojë edhe në Librazhd.

“Vaksinimi do të vazhdojë dhe unë jam shumë i sigurt që ne do të fillojmë së shpejti në Librazhd edhe me 60-vjeçarët e lart, për ë garantuar që kushdo banor që ka mbushur moshën 60 vjeç të vaksinohet”,- pohoi Balla.

Teksa u ndal tek investimet e bëra në 7 vite e gjysmë qeverisje nga Partia Socialiste, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së u shpreh se puna sapo ka filluar. Si një nga pikat më kryesore, Balla foli për rrugën Librazhd-Peshkopi.

“Unë jam shumë krenar që në këto 7 vite e gjysmë, ne kemi arritur të bëjmë në Librazhd një histori të transformimit tonë urban dhe rural. Nëse në bashkinë Librazhd nuk janë 10 herë më shumë investime në 7 vite se sa në 23 vite, atëherë le të më thotë dikush që e kam gabim. Puna sapo ka filluar. Ne jemi duke ndërtuar këtë vit edhe pse vijmë nga një vit pandemik, më shumë rrugë se asnjëherë tjetër. U la përgjysmë rruga që lidh Librazhdin me Peshkopinë. Falë kryeministrit Rama, falë bashkëpunimit me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në ditët në vijim fillon puna për shtrimin që lidh Peshkopinë me Librazhdin në një rrugë më të shkurtër dhe sigurisht një rrugë shumë piktoreske që do ti japë mundësinë Stërblevës të jetë një destinacion i rëndësishëm i turizmit malor,“ tha në fjalën e tij Balla.

Një nga problemet më madhore për zonën e Librazhdit ka qenë edhe mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm. Për këtë problem, u kujdes në detaje qeveria Rama, falë së cilës sipas drejtuesit Politik të Partisë Socialiste për Elbasanin, sot banorët furnizohen me ujë 24 orë.

“Ne kishim furnizimin më të keq të ujit të pijshëm në të gjithë Shqipërinë sepse kishim një rrjet tërësisht të amortizuar dhe ndërkohë që gjatë muajve të verës ne pinim ujin e lumit të Shkumbinit. Sot e marrim ujin në 1560 metra lartësi. Kemi furnizim me ujë 24 orë falë një investimi të qeverisë shqiptare“, deklaroi Balla.

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për