Protestat e dhunshme në SHBA/ Facebook bllokon llogarinë e Trump për një kohë të pacaktuar
January 7, 2021
Llogaritë në Facebook dhe Instagram të presidentit amerikan Donald Trump janë bllokuar për një kohë të pacaktuar dhe për të paktën dy javët e ardhshme, njoftoi kreu ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, pas dhunës në Capitol Hill.
“Ne besojmë se lejimi i përdorimit të shërbimeve tona nga presidenti gjatë kësaj periudhe paraqet rreziqe shumë të mëdha”, shkroi Zuckerberg në llogarinë e tij në Facebook, pas një pezullimi të përkohshëm të njoftuar të mërkurën në mbrëmje.
“Si rrjedhojë, ne po e zgjasim bllokimin e llogarive të tij në Facebook dhe Instagram për një kohë të pacaktuar dhe për të paktën dy javët e ardhshme, derisa të përfundojë tranzicioni paqësor i pushtetit”, shtoi ai.
Eunewsw.al
Ndiqe
0 Comments