Promovimi i kantinave të verës në funksion të zhvillimit të turizmit rural



Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, ka ndërmarrë nismën për promovimin e kantinave të verës me mbështetjen e projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Zonave Rurale” financuar nga Qeveria gjermane, zbatuar nga GIZ.
Kantinat e verës janë prioritet dhe konsiderohen si sektor me potencial të lartë zhvillimi, në funksion të rritjes ekonomike dhe përmirësimit të kushteve sociale në zonat rurale të Shqipërisë.
“Përmes kësaj thirrje, ne synojmë të identifikojmë dhe nxisim sipërmarrjet, që ofrojnë aktivitetet jashtë sferës së prodhimit, dhe që janë të hapura për vizitorët, të shprehin interesin me qëllim promovimin e tyre mes platformave dixhitale bashkëkohore që do të zhvillohen në kuadër të kësaj nisme”, bën të ditur Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përmes një njoftimi për shtyp.
Kusht i domosdoshëm është që Kantina e Verës të ofrojë për vizitorët të paktën një nga shërbimet si kultivim vreshti, prodhim vere, veprimtari argëtuese/çlodhëse, apo degustim vere të hapur për vizitorët. Afati i shprehjes së interesit është deri më datë 19 qershor 2020.
Sipërmarrjet e interesuara për pjesëmarrje duhet të plotësojnë formularin e aplikimit sipas linkut:
Eunews.al
