×
Sunday, October 24, 2021

Prokurorisë Speciale i shtohen “përforcime” të reja, kush janë dy prokurorët që morën sot “dritën jeshile” për në SPAK

July 23, 2021

Adnan Xholi dhe Dorina Bejko do të jenë dy prokurorët e rinj të Prokurorisë Speciale SPAK. Ata kanë marrë sot “dritën jeshile” nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe do të vazhdojnë karrierën si pjesë e SPAK.

KLP ka përfunduar procesin e pikëzimit dhe dy nga magjistratët në garë që janë vlerësuar më shumë se të tjerët, ishin pikërisht Xholi e Bejo.

Ata kanë marrë, respektivisht Adnan Xholi 183 pikë dhe Dorina Bejko 180 pikë. Në këto kushte, ata kanë fituar emërimin dhe emrat e tyre tashmë i janë përcjellë Prokurorisë Speciale SPAK. Me emërimin e Xholit dhe Bejkos, SPAK arrin numrin e 14 prokurorëve.

Organika e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e miratuar nga KLP, ka 15 prokurorë. Prokurorët e posaçëm kanë një mandat 9 vjeçar, pa të drejtë emërimi.

Kush janë 14 prokurorët e SPAK:

1. Arben Kraja
2. Altin Dumani
3. Edvin Kondili
4. Klodian Braho
5. Behar Dibra
6. Ened Nakuçi
7. Enkeleda Millonai
8. Elida Celami (Kaçkini)
9. Vladimir Mara
10. Dritan Prençi
11. Sotir Kllapi
12. Manjola Kajana
13. Adnan Xholi
14. Dorina Bejko

Eunews.al

Comments are closed.