×
Wednesday, January 22, 2025

Projekti “pasaporta e gjelbër” synon vaksinat e miratuara nga BE

March 13, 2021


 Projekti dixhital i “pasaportës së gjelbër”, që do të paraqitet nga Brukseli të mërkurën, do të marrë parasysh vetëm vaksinat antiCOVID-19 të miratuara nga rregullatori europian i ilaçeve, që tani për tani përjashton ato nga Rusia dhe Kina.

“Ne duam të krijojmë një certifikatë dixhitale që mund të tregojë një test negativ PCR, provë se keni antitrupa ose që jeni vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga EMA, Agjencia Europiane e Barnave”, tha për median eurokomisionerja për Punët e Brendshme, Ylva Johansson.

Aktualisht, vetëm katër vaksina janë miratuar nga EMA: ato nga “Pfizer/BioNTech”, “Moderna”, “AstraZeneca/Oxford” dhe “Johnson & Johnson”.

Kjo përjashton vaksinën kineze “Sinopharm” dhe, gjithashtu, vaksinën ruse “Sputnik V”, për të cilën EMA nisi rishikimin e saj më 4 mars.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments