Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka përshëndetur progresraportin e KE-së për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Në një reagim, Soreca shprehet se Shqipëria është më pranë përmbushjes së kushteve të vendosura nga Komisioni Europian, por ka ende punë për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese.
“Disa punë akoma përpara, veçanërisht funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese dhe implementimi i reformës zgjedhore. Shqipëria tashmë është më afër përmbushjes së kushteve të vendosura nga Këshilli Europian përpara mbledhjes së parë ndërqeveritare”, shprehet Soreca.


