×
Sunday, September 26, 2021

Programi Botëror i Ushqimit: Afganistani drejt katastrofës humanitare

August 22, 2021

rogrami Botëror i Ushqimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (WFP) paralajmëroi për një katastrofë humanitare në Afganistan.

Drejtoresha e programit në Afganistan, Mary-Ellen McGroarty bëri thirrje për një koordinim të ngushtë brenda bashkësisë ndërkombëtare, pasi talebanët militantë islamikë morën pushtetin pas tërheqjes së SHBA.

“Përndryshe, një situatë tashmë e tmerrshme do të bëhet një katastrofë absolute, një katastrofë e plotë humanitare”, tha përfaqësuesja e OKB -së për gazetën britanike ”The Observer”.

WFP vlerëson se nga afërsisht 38 milionë banorë në Afganistan sot, 14 milionë tashmë nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë.

Vendi është gjithashtu i rrënuar nga thatësira e rëndë.

“Ne duhet të gjejmë ushqime tani dhe t’ua dërgojmë komuniteteve në provinca, para se rrugët të bllokohen nga dëbora”, paralajmëroi McGroarty.

Eunews.al

Comments are closed.