×
Sunday, September 26, 2021

Procesi i Berlinit zëvëndëson integrimin në BE?/ Kancelarja Merkel shuan dyshimet

September 14, 2021

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në një deklaratë të përbashkët përt mediat me kryeministrin Edi Rama, ka folur edhe në lidhje me “Procesin e Berlinit”.

Kancelarja Merkel ka theksuar se “Procesin e Berlinit”, nuk zëvëndëson procesin e integrimit në BE.

Shumë gjëra kane ndryshuar në bashkëqenësinë e shteteve në Ballkanin Perëndimor. 

Bashkëpunimi në shumë dimensione është konsoliduar në mënyrë të vazhdueshme. Kemi folur shumë projekte infrastrukturore. Nëse këto vende do të bashkohen me BE-në do të duhet të përmbushin kushtet për neutralitetin e klimës. Unë përshëndes edhe projektin e tregut të përbashkët rajonal, me 4 liritë siç i quajmë. Jo të gjitha vendet bashkëpunojnë njëlloj por sa më shpejt t’i bashkohen aq më mirë do të ecë procesi i Berlinit. Edhe një herë e theksoj se procesi i Berlinit nuk e zëvendëson procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ishte diskutim konstruktiv dhe tani do vijoj bisedat me to. Në 6 tetor do takohemi  saërish në presidencën sllovene. Ishin biseda të mira. Është diçka tjetër procesi i bsashkëpunimit në nivel rajonal një ide e pranuar nga BE. Unë këtë e përshëndes. Zemra ime rreh për këtë rajon. Ndoshta do të më ngacmojë dielli të vij dhe të nxis dhe më nga afër këto zhvillime.”-tha Merkel.

Eunews.al

Comments are closed.