Prezantohet raporti vjetor i Autoritetit të Konkurrencës, Deputeti Sinaj: Në ekonominë e tregut, liria e biznesit garanton rritjen e mirëqënies sociale
U prezantua sot në Komisionin Parlamentar për Ekonomisë dhe Financat raporti vjetor i Autoritetit të Konkurrencës, ku i pranishëm ishte dhe kryetari i këtij institucini Denar Biba.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Vullnet Sinaj njëherësh anëtar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë deklaron se në ekonominë e tregut, liria e biznesit është e rëndësishme për të garantuar funksionimin normal të sistemit dhe rritjen e mirëqënies sociale në tërësi.
Sipas Sinajt po aq i rëndësishëm është procesi i monitorimit të tregjeve dhe ruajta e konkurrencës së ndershme në biznes, që deformimet e mundshme të mos e rëndojnë konsumatorin.
Postimi i plotë i Vullnet Sinajt:
Në ekonominë e tregut, liria e biznesit është e rëndësishme për të garantuar funksionimin normal të sistemit dhe rritjen e mirëqënies sociale në tërësi.
Por, po aq i rëndësishëm është procesi i monitorimit të tregjeve dhe ruajta e konkurrencës së ndershme në biznes, që deformimet e mundshme të mos e rëndojnë konsumatorin.
Për këto dhe të tjera diskutuam sot në prani të kryetarit të Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, në prezantimin e raportit vjetor të këtij institucioni në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.