×
Friday, September 13, 2024

Presidenti palestinez Abbas do t’i drejtohet sot parlamentit turk

August 15, 2024


Presidenti palestinez Mahmud Abbas pritet t’i drejtohet sot parlamentit turk në kryeqytetin, Ankara.

Abbas mbërriti dje në Turqi, një ditë pasi u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.

“Abbas zhvilloi dje bisedime me presidentin turk Recep Tayyip Erdogann në Ankara për të diskutuar luftën e vazhdueshme në Gazë”, njoftoi zyra presidenciale në platformën X.

“Të dy liderët diskutuan hapat që duhet të ndërmerren për një armëpushim të përhershëm në Gazë, ndër të tjera”, shtoi zyra.

‘Abbas bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të plotë të Izraelit nga Rripi i Gazës”, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Abbas, 88 vjeç, është president i Autoritetit Palestinez (PA) dhe kryetar i Fatahut. Ai ka mbështetje të vogël brenda popullatës palestineze.

Ndërkohë, presidenti palestinez pritet të nisë sot në Katar një raund vendimtar negociatash për një armëpushim në Gazë.

Grupi islamik palestinez Hamas tha se nuk do të marrë pjesë në bisedime, por është i gatshëm të informohet më pas për pikat e diskutuara.

Hamasi është përgjegjës për masakrën e 7 tetorit në Izrael, e cila nisi luftën aktuale.

Fatah dhe Hamasi janë dy organizatat më të mëdha palestineze dhe rivalë të ashpër.

Në vitin 2006, Hamasi fitoi zgjedhjet parlamentare palestineze.

Një vit më pas, ai mori kontrollin e Rripit të Gazës me forcë dhe e dëboi Fatahun nga zona. Që atëherë, Abbas ka qeverisur de fakto vetëm në Bregun Perëndimor. 




Comments are closed.