×
Thursday, July 25, 2024

“Presidenti nuk ishte faktor neutraliteti”, Hyseni: Jemi përballë përmbushjes së elementëve për të legjitimuar shkarkimin e Metës

May 25, 2021


Kryetari i Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Alket Hyseni tha se janë një sërë shkeljesh të kushtetutës që ato të vijojnë me shkarkimin e presidentit.

‘Presidenti nuk ishte faktor neutraliteti. Procesi në fakt nuk është i lidhur me një emër individi. Por të ishte vëtëm vlerësim politik nuk do t’ja vlente fare të merreshe me të. Procesi nuk lidhet as me momentin, lidhet me përgjegjshmërinë dhe vendimin tonë për të zbatuar kushtetutën për të ruajtur funksionimin e një shteti, i cili është shtet i së drejtës. Iniciativa jonë nuk është kundër Ilir Metës, por kundër një njeriu që shkel kushtetutën. I bashkohem qendrimit të kolegëve që jemi përballë përmbushjes së elementëve për të legjitimuar shkarkimin e presidentit. Kemi një sërë shkeljes kushetutese që na bëjnë, që ne të vijojmë punën me hartimin e një raporti drejtuar seancë plenarë për të shkarkuar presidentin, pastaj do jetë Kuvendi që do të vendose. Ne do të marrim vendim të ftohtë dhe të drejtë. Me kaq i mbyll diskutimet.’- u shpreh Hyseni.

Eunews.al



Comments are closed.