Presidenti kroat, Milanoviç shpall më 5 korrik zgjedhjet parlamentare
May 20, 2020
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç solli vendimin për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare në Kroaci, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas vendimit për shpalljen e zgjedhjeve për përbërjen e re parlamentare, zgjedhjet në Kroaci do të mbahen të dielën më 5 korrik 2020, ndërsa më 4 dhe 5 korrik do të votohet në qendrat e përfaqësive diplomatiko-konsullore të Kroacisë.
Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare në Kroaci hyn në fuqi më 2 qershor të vitit 2020.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments