Presidenti i Brazilit, Bolsonaro preket nga COVID-19
July 7, 2020



Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, njoftoi sot se ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit të ri (COVID-19).
Bolsonaro e bëri testin dje, për të katërtën herë, pasi shfaqi disa simptome të COVID-19.
Presidenti i Brazilit është përballur me reagime të ashpra që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes për minimizimin e kërcënimeve nga virusi, duke e quajtur sëmundjen një “grip të vogël”.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA, Brazili është epiqendra e përhapjes së koronavirusit në Amerikës Latine dhe është vendi i dytë më i goditur nga pandemia me mbi 1,6 milionë raste dhe pothuajse 65.500 raste të vdekjeve.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments