×
Thursday, April 24, 2025

Presidenti Finlandës, Niinistö kritikon Rusinë dhe këmbëngul për anëtarësimin në NATO

January 20, 2022


Presidenti finlandez Sauli Niinistö ka kritikuar kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin ndaj NATO-s për të kufizuar zgjerimin e saj në Evropë, që do të thotë se asnjë anëtar i ri nuk duhet të lejohet të bashkohet.

“Ne duam të vendosim vetë nëse i bashkohemi apo jo një aleance sigurie”, tha Niinistö në një intervistë për gazetën “Die Zeit”.

“Kjo është një çështje thelbësore e sovranitetit kombëtar të Finlandës dhe kërkesa ruse e vë në pikëpyetje këtë sovranitet”, shtoi ai.

Niinistö gjithashtu i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të marrë përgjegjësi, duke thënë se nëse BE-ja është një bashkim i vërtetë, duhet të përgjigjet si një e tërë.

Finlanda nuk është anëtare e NATO-s, por një partner i ngushtë i aleancës. Vendi ka debatuar shpesh nëse duhet t’i bashkohet grupit. 

Eunews.al




Comments are closed.