×
Monday, November 4, 2024

Presidenti Erdoğan niset për në Shqipëri

October 10, 2024


Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, është nisur për në Shqipëri ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare, raporton Anadolu.

Erdoğan u përcoll nga aeroporti Esenboğa në Ankara nga zëvendëspresidenti Cevdet Yılmaz, guvernatori i Ankarasë Vasip Şahin dhe zyrtarë të tjerë.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Erdoğan do të shoqërohet nga zonja e parë Emine Erdoğan, ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë Ömer Bolat, ministri i Rinisë dhe Sportit Osman Aşkın Bak, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë İbrahim Yumaklı, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uraloğlu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, kreu i Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës Fahrettin Altun, kreu i inteligjencës (MIT) İbrahim Kalın si dhe kreu i Çështjeve Fetare Ali Erbaş.




Comments are closed.