×
Sunday, October 24, 2021

“Pres goditjen e madhe nga SPAK”, Ngjela: E ka në dorë Uashingtoni

October 13, 2021

Avokat Spartak Ngjela teksa komentoi punën e dy viteve të SPAK, thotë se pret goditjen e madhe. Ngjela theksoi më tej se ai pret tashmë goditjen e madhe nga SPAK-u.

“Reforma do të vazhdojë dhe ka qenë me sukses. Deri tani, pengesën e ka sjellë edhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Me këtë kompletim që kemi, unë pres goditjen e madhe.

Njerëzit presin kryeministrat, nuk presin drejtorë. Kryeministrat nuk firmosin. Hetuesia është gjë e vështirë, është shkencë, nuk është përrallë.

Çfarë rëndësie ka nëse unë jam i bindur që filan kryeministër është i korruptuar, por nuk e provoj dot. Ku pyet gjykata. Është zotuar politika amerikane. Unë këtë e quaj fakt, të tjerat janë opinione”, u shpreh Ngjela.

Eunews.al

Comments are closed.