Ushtria iraniane ka thënë se do të përdorë 2000 raketa në sulmet e ardhshme kundër Izraelit.
Bëhet fjalë për një numër më të lartë në krahasim me raketat e lëshuara deri tani ndaj Izraelit.
“New York Times” ka publikuar se Irani kishte ndërmend të lëshonte një breshëri prej 1000 raketash balistike në përgjigje të sulmit ndaj stacioneve të tij bërthamore, por nuk e bëri dot për shkak të dëmeve që iu shkaktuan bazave të saj ajrore.


