PPE: Polonia dhe Hungaria kërcënojnë shtetin e së drejtës në BE



Ne e dimë se ku kërcënohen seriozisht shteti i së drejtës dhe të drejtat e qytetarëve, deklaroi në Komisionin e Lirive Civile të Parlamentit Evropian, Jeroen Lenaers, eurodeputet holandez dhe zëdhënës i grupit të partive Popullore Evropiane.
”Ato kërcënohen seriozisht në Hungari me ligjin antiLGBTIQ+ dhe në Poloni, ku qeveria refuzon të zbatojë aktgjykimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe ku është ndërtuar një sistem gjyqësor paralel”, theksoi Lenaers.
“Grupimi EPP mirëpret prezantimin e raportit të sotëm mbi shtetin e së drejtës të Komisionit të Bashkimit Evropian… , por ne besojmë se nuk është e mjaftueshme”, shtoi ai.
”Ne dërguam paralajmërime, por ato nuk u morën parasysh. Kur paralajmërimet nuk merren seriozisht, atëherë janë veprimet ato që duhet të pasojnë. Shtetet anëtare të BE-së duhet të ndërmarrin masa kundër atyre që abuzojnë me shtetin e së drejtës”, përfundoi Lenaers.
Eunews.al
