×
Sunday, October 24, 2021

Posta Shqiptare një hap më pranë të ardhmes me Hibrid Mail

September 1, 2021

Me siguri edhe ju jeni prekur nga revolucioni teknologjik pasi ccdo ditë e më tepër të gjithë jemi dëshmitarë të një transformimi të jashtëzakonshëm që po pëson bota që na rrethon në kë këtë drejtim.

Krizat e shumta të shkaktuara nga Covid-19, kanë përshpejtuar akoma e më shumë ndryshimet teknologjike që pritej të ndodhin gjatë kësaj dekade.

Por një prej evolimeve më të mëdha në fushën e teknologjisë së informacionit është padyshim “Hibrid Mail”.

“Hibrid Mail”(Posta Hibride)? A keni dëgjuar për të? Sigurisht që duhet t’ua ketë rrahur veshin nëpër filma apo dokumentarë të huaj ky emërtim.

Këto ndryshime epokale që i kemi parë në botën perëndimore ku synojmë të shkojmë, janë më pranë se kurrë për të gjithë shqiptarët falë vizionit dhe angazhimit që ka ndërmarrë Posta Shqiptare.

Posta Hibride nuk është gjë tjetër vetëm se një mekanizëm special që lehtëson shërbimet e Postës Shqiptare  duke kurser kohë dhe kosto për biznesin, përmes mundësimit të atyre bizneseve që lëshojnë faturë, printimin, përdorimin dhe shpërndarjen e saj.

Kërkesat e mëdha të tregut, natyrisht që kërkojnë zgjedhje sa më inovative, andaj edhe Posta hibride është konceptuar për klientët me kërkesa të mëdha.

Duke ofruar një paketë speciale, mjafton të dërgohen të dhënat elektronikisht dhe sigurohet shtypja e dokumenteve të personalizuara (fatura të ndryshme, forma të ndryshme të lajmërimeve të shkruara, paralajmërime, lajmërime, reklamo-promovuese, raporte bankare etj.)

Fill pas dëgimit të të dhënave, ky shërbim siguron printim dhe zarfim të plotë të dokumenteve të shtypura si dhe dorëzim në destinacionin e duhur.



Kualiteti, shpejtësia, siguria dhe kostot e shërbimit ngelen të një niveli të shkëlqyer.

Edhe këtë herë vlen të thuhet se Posta Shqiptare gjendet gjithmonë një hap më pranë të ardhmes!

Eunews.al

Comments are closed.