×
Sunday, October 24, 2021

Portali i familjes Berisha sulmon afaganët për veshjet e tyre

August 28, 2021

Prej dy ditësh në vendin tonë ka vijuar mbërritja e refugjatëve afganë të cilët do të strehohen përkohëaisht në Shqipëri.

Operacioni i evakuimit të afganëve po vijon edhe pse në kushte të vështira.

Grupi i parë i afganëve që mbërriti në Shqipëri u strehua në disa struktura hoteliere në Durrës.

Menjëherë pas mbërritjes së qytetarëve afganë në Shqipëri, Portali i familjes Berisha përmes Çim Pekës ka nisur sulmin ndaj tyre.

Portali i familjes Berisha ka komentuar veshjet e afaganëve, duke mos menduar për asnjë moment për gjendjen e tyre psikologjike dhe tmerrin që ato kanë përjetuar në Afganistan.

Në shkrimin e botuar në portalin syri shkruhet se grupi i parë i afganëve prej 121 afganë u strehuan në një resort luksoz tek Mali i Robit në Kavajë. Të nisur nga Tbilisi i Gjeorgjisë, grupi prej 121 afganë bashkë me familjet e tyre mbanin veshur marka të njohura si Gucci dhe Chanel.

Eunews.al

Comments are closed.