Populistët fitojnë zgjedhjet parlamentare në Bullgari


Rezultatet përfundimtare, pas numërimit 100 % të votave, të zgjedhjeve parlamentare të organizuara të dielën, paraqitën suksesin e partisë së re populiste dhe antisistem “Ekziston një popull i tillë” e prezantuesit televiziv Slavi Trifonov.
Populistët kryesojnë me 24,08% të votave.
Në vendin e dytë, me një diferencë të vogël prej 23,51 % të votave, partia konservatore GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov, i cili qëndroi në qeveri për gati dhjetë vjet.
Partia socialiste BSP, kundërshtarja kryesore e GERB, mblodhi 13,39% të votave.
Barriera prej 4% e kërkuar për hyrjen në parlamentin njëdhomësh me 240 vende është kapërcyer edhe nga tre grupe të tjera politike: partia “Bullgaria Demokratike” (e djathtë) me 12,64%, partia e pakicës turke DPS me 10,71% të votave dhe formacioni “Ngrihuni! Kriminelët jashtë!” e ish-avokates së Popullit Maya Manolova (e pavarur), që mori 5,01%.
Rezultatet përfundimtare dhe shpërndarja e vendeve priten të zyrtarizohen brenda katër ditësh nga dita e votimit ose deri nesër
Eunews.al
